Nga Shqipëria / E Hënë 10 Tetor 2022, 23:11

'Më peshonte ajo mua', Valon Shehu: Kam pasur një të dashur 120 kile...

Mbrëmjen e sotme në "Dance Albania" Valon Shehu deklaroi se ka pasur lidhje me vajza me pesha të ndryshme, nga 50 deri në 120 kilogramë.

“Në jetën time private në lidhje me ishat e mi kam pasur dimensione të ndryshme, katrore, trekëndësh, rrumbullak, e hollë. Krejt zhanerat i kam pasur. Peshat fillonin nga 50 deri në 120. Po ashtu ka ndodh një herë 120-çe, por nuk e kam peshuar asnjëherë, ajo më peshonte mua”, tha ai.

Gjatë insertit prezantues para performancës Valoni provoi të mbante në peshë të gjitha vajzat e kastit, sfidë që e kaloi me sukses.