Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Dhjetor 2017, 16:04

Presidenti Meta dhe Agolli vizitojnë fëmijët jetimë tek 'Zyber Hallulli': I keni të hapura, dyert e Presidencës

Ditën e sotme Presidenti i vendit Ilir Meta ishte për një vizitë së bashku me Kapitenin e skuadrës Kombëtare Ansi Agolli në shtëpinë  e fëmijëve ‘Zyber Hallumi’,  ku dhe i uroi fëmijët për vitin e ri 2018 dhe ju shpërndau atyre disa dhurata me rastin e festave.

Ai gjithashtu duke ju drejtuar edukatorëve dhe kujdestarëve u shpreh se kujdesi ndaj fëmijëve jetim duhet të jetë më i madh, si dhe theksoi se dyert e presidencës janë gjithmonë të hapura për ta.

" Më shumë vëmendje dhe dashuri për fëmijët jetimë. Fëmijët jetimë i kanë gjithmonë dyert e hapura në Presidencë. Festat e fundvitit, janë ditë reflektimi dhe solidariteti." u shprehë ai.

Më pas ai ka qëndruar për të dëgjuar koncertin e shkurtër të përgatitur nga fëmijët dhe në fund ka shtuar një drekë për ta, ku nuk ka munguar edhe gjeli I detit, të cilin ai vetë e ndau për fëmijët.