Nga Shqipëria / E Hënë 10 Tetor 2022, 17:05

Lajmi i ëmbël, Ylli Limanit i shtohet një anëtar i ri në familje

Ylli Limani ka ndarë një lajm të ëmbël me ndjekësit. Familjes së tij i është shtuar një anëtar i ri, maçoku Yuki.

Ylli ka publikuar në Instastory një foto të Yukit, duke e prezantuar me ndjekësit e tij.

Kujtojmë se pak muaj më parë Ylli humbi maçokun e tij, Lokin. Ai u sulmua nga tetë qenë endacakë dhe këngëtari shpërtheu i revoltuar në rrjete sociale. (Lexo këtu)