Ditën e djeshme tre të ftuarat në Top Show Magazine ishin tre vajza të cilat habitën publikun me ngjashmërinë e madhe që kanë me disa nga artistet shqiptare. Ato janë me origjinë shqiptare dhe secila me një profesion të ndryshëm, por ngjashmëria e madhe që kanë më këngëtaret shqiptare ka bërë që jeta e tyre të jetë gjithmonë e rrethuar me njerëz që i krahasojnë dhe shpesh i ngatërrojnë me personazhet e famshme.

Në Top Magazine ishin të ftuara sozitë e Luana Vjollcës, Nora Istrefit dhe Elvana Gjatës të cilat rrëfyen sesi është jeta e tyre kur shumë njerëz i ngatërrojnë me artistet e njohura.
Sozia e Luanës quhej Arbesa dhe ishte një dizenjuese në Kosovë, e cila u shpreh se : “Në fillim pashë portalet dhe pastaj nisa të kërkoj në fotot e Luanës, bëja krahasimet dhe kam vënë re që në shumë prej fotove, hundën dhe buzët i kemi të ngjashme”. Sipas saj ngjashmëria me Luanën është shumë gjë e mirë.

S’ka ndonjë gjë të keqe, pse të mos i ngjaj unë asaj dhe ajo mua? Ajo është një vajzë shumë e bukur” është shprehur Arbesa.
Ndërsa sozia e Norës quhej Nikol dhe ishte me origjinë nga Berati, ajo ishte me profesionin modele dhe është shprehur se ngërzit shpesh e kanë ngatërruar me Nora Istrefin dhe shumë herë kanë nxjerr edhe celularin për të bërë foto me të.

Ndersa Marjola është pak më afër profesionit të sozisë së saj pasi dhe ajo si Elvana Gjata është një këngëtare. Edhe asaj i ka ndodhur shpesh ta krahasojnë me Elvana Gjatën: “Para se të dilnin portalet, kam qenë në një ambient para tre vitesh. Sapo dola, njerëzit filluan të nxirrnin telefonat. Mbeta pak keq kur më ranë dritat dhe i ulën telefonat kur e kuptuan që nuk isha Elvana”, – tregon Marjona.


