Nga Shqipëria / E Diel 9 Tetor 2022, 21:09

Pamjet/ Basha 'e djeg' në dasmën e djalit të Shkurte Fejzës

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është shfaqur te dasma e djalit të Shkurte Fejzës në Kosovë. Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela kanë pozuar me çiftin, por edhe me këngëtaren e bashkëshortin e saj.

Aurela Basha kishte zgjedhur një fustan të gjatë të kuq, teksa Basha me kostum të zi. Vetë Basha ka shpërndarë fotot nga ceremonia. 

“Me shumë kënaqësi unë dhe Aurela i’u bashkuam sonte gëzimit të familjes së Shkurte Fejzës dhe Hajrush Behlulit. Nga zemra ju urojmë Arbërit dhe Erzës jetë të lumtur, me trashegime dhe shumë dashuri e mbarësi”: shkruan Basha në postimin e tij.