Nga Shqipëria / E Diel 9 Tetor 2022, 21:09

Deklaroi se është homoseksual, reagon Casillas: Më hakuan

Portieri i mëparshëm i Spanjës, Iker Casillas ka deklaruar sot se llogaria e tij në Twitter ishte hakuar, pasi u publikua një postim që thoshte se ai ishte homoseksual.

“Shpresoj të më respektoni: Unë jam gej", shkruhej në postimin që ka shokuar jo pak fansat.

“Llogaria e hakuar,” tha Casillas. “Për fat të mirë gjithçka në rregull. Kërkoj ndjesë për të gjithë ndjekësit e mi. Dhe sigurisht, më shumë falje komunitetit LGBT”.