Lajmi se këngëtari Kastro Zizo do të fejohesh u përhap menjëherë në portale. Familja e tij po përgatiste fejesën e cila do të zhvillohesh ditën e sotme. Ai me anë të një mesazhi ka ftuar të gjithë miqtë e tij që të ishin prezent në festën e fejesës, por të gjithë ata që kanë shkuar janë përballur me një surprizë.

Sipas ‘Revistës who’ të gjithë të ftuarit kanë shkuar në resortin ku do të zhvillohesh festa, por nuk kanë gjetur as Kastron dhe as të fejuarën atje.

Ata kanë ngelur të habitur nga veprimi i këngëtarit dhe ndonëse kanë pritur mos ata shfaqeshin më vonë, kanë marr lajmin se fejesa ishte anuluar nga kamerierët dhe menaxheri i lokalit.

Në disa foto të shkëputura nga ‘Revista Who’ duken disa prej personazheve të njohur të ekranit që janë duke pritur Kastron.


