Nga Shqipëria / E Diel 9 Tetor 2022, 16:04

Baba i dy fëmijëve, futbollisti i njohur bën deklaratën e papritur: Jam gej

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit. Me anë të një postimi në Twitter, ai ka pranuar publikisht se është gej.

“Shpresoj të më respektoni: Unë jam gej", ka shkruar ish-portieri, duke shokuar jo pak fansat.

Casillas ka qenë i martuar për pesë vite me gazetaren sportive, Sara Carbonero, me të cilën u nda në mars të vitit 2021. Dyshja kanë dy fëmijë, që të dy djem.