Nga Shqipëria / E Diel 9 Tetor 2022, 12:12

Leksionet me detyrim? Tërhiqet ministrja Kushi, ja vendimi i ri

Ditën e djeshme u bë i ditur vendimi se këtë vit shkollor leksionet do të ishin të detyrueshme për studentët. Udhëzimi i firmosur nga Ministria e Arsimit qarkulloi menjëherë në rrjet duke shkaktuar shumë pakënaqësi.

Studentët nuk e pritën aspak mirë dhe e kundërshtuan këtë vendim. Mesa duket ato ia kanë arritur qëllimit sepse ministrja Kushi është tërhequr. Leksionet nuk do të jenë më me detyrim dhe nuk ka një përqindje që duhet plotësuar.