Enca është një këngëtare që gjithmonë ka qenë e sulmuar për shkak të ndjekësve të saj të cilët shpesh aludohet se janë fallco. Por pavarësisht fjalëve ajo vazhdon të mbetet mbretëresha e Instagramit, duke pasur miliona follower-sa.

Po ashtu edhe këngët e Encës menjëherë marrin shumë klikime, duke u kthyer në hite për një kohë shumë të shkurtër. Por këtë herë këngëtarja ka reaguar mbi klikimet që kolegët e saj kanë në youtube duke i konsideruar ato fallco.

Fenomeni i klikimeve fallco në fakt është një mënyrë që shumë artisë e përdorin dhe mesa duket Enca ka dy fjalë për të gjithë ata.

“Është qesharake për mua që në jemi pothuajse në 2018 dhe ka disa artistë të cilët i blejnë shikimet në Youtube” ka shkruar Enca në një postim të sajin në Snapchat.

Për kë e ka pasur vallë këngëtarja?



