Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Tetor 2022, 20:08

Darkë pasionante? Atdheu shprehet me fjalët më të mira për Beatrix Ramosajn

Atdhe Xheravina ishte së fundmi i ftuar në D-Night në Rtv Ora, ku gjatë intervistës u pyet nëse do të kalonte një darkë pasionante apo miqësore me Beatrix Ramosajn.

Atdheu u shpreh me fjalët më të mira për këngëtaren, por tha se darka me të do të ishte miqësore. 

"Beatrix është yll, është shumë e bukur dhe ka një super stil, vishet shumë bukur. Më vjen keq nga Antigona, mamaja e Beatrix (qesh) dhe kam marrëdhënie shumë të mira, kështu që po e zgjedh një darkë miqësore më mirë", u shpreh ai.