Megi Pojani ka nisur një rrugëtim të ri në televizion. Ajo është pjesë e "Dancing With the Stars" dhe mbrëmjen e djeshme dhuroi një performancë shumë sensuale.

Pak para nisjes së spektaklit, Megi është surprizuar me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq. “Të dua, suksese sot e në vazhdim", shkruhej në pusullën që shoqëronte buqetën.
Aktorja ka pozuar e lumtur dhe fotoja është publikuar nga "News31". Të gjithë janë të mendimit se pas surprizës romantike fshihet futbollisti Endri Çekiçi.

Kujtojmë që ai dhe Megi përfliten prej kohësh për një lidhje, ndonëse asnjëra palë nuk e ka pranuar publikisht.


