Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Tetor 2022, 18:06

Ndryshim i madh në universitete, si do të zhvillohet mësimi këtë vit

Këtë vit shkollor leksionet do të jenë të detyrueshme për studentët. Vendimi është bërë i ditur ditën e sotme dhe është firmosur nga Ministria e Arsimit,  “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”. 

Për programet e studimit të ciklit të parë nevojiten një pjesëmarrje deri në 75% të leksioneve. Ndërkohë sa i përket masterit profesional, duhet një pjesëmarrje në së paku 60% të orëve ndërsa të masterit shkencor deri në 75%.