Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Tetor 2022, 11:11

Donaldi nervozon Borën, pamjet nga prapaskena e Dancing with the stars

Mbrëmjen e djeshme Bora nisi rrugëtimin e saj të ri si moderatore e "Dancing with the stars". Në prapaskenë ndodhej dhe Donaldi për ta mbështetur, por në fakt na e nervozoi Borën.

Teksa moderatorja kishte emocione, Donaldi e ngacmonte vazhdimisht duke e filmuar. Në një moment Donaldi i thotë të kthehet nga ai kur të hyjë në skenë ndërsa Bora i kthehet me nerva. 

Në postime, Donaldi shkruan se Bora është një yll, por më vonë tregon se e kanë nxjerr jashtë pasi nuk e linte moderatoren rehat.