Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Tetor 2022, 10:10

E trishtë/ Vdes në aksident aktorja e njohur spanjolle, vetëm 28 vjeç

Ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti makinë në Pontevedra aktorja spanjolle Beatriz Álvarez-Guerra. Aktorja 28-vjeçare ndodhej në një makinë që drejtohej nga partneri i saj 24 vjeçar, kur automjeti përfundoi në lumin Almofrei në Cotobade.

Djali, i cili i mbijetoi tragjedisë, u arrestua sepse drejtonte makinën pa leje.

Partneri i aktores arriti të dilte nga automjeti. Më pas, me ndihmën e disa kalimtarëve tentoi të lironte aktoren që kishte ngecur në makinë. Hetimet e policisë zbuluan se i riu po drejtonte makinën pavarësisht se nuk kishte leje drejtimi. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Beatriz Álvarez-Guerra ishte e famshme në Spanjë për pjesëmarrjen në disa filma dhe seri televizive, si “10 pelis”, “El tiempo” dhe “Anclados”.