Shakira ka marrë vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë në Twitter, i cili duket si një mesazh i drejtëpërdrejtë për ish-partnerin e saj, Piquen.

"Nuk ishte faji yt", shkruhet në postimin e këngëtares, e cila ka bërë lëmsh rrjetin.

Kujtojmë se Pique ka nisur prej muajsh një lidhje të re pas ndarjes nga Shakira. Ai po del me 23 vjeçare Clara Chia Marti.



