Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Dhjetor 2017, 13:01

Ermal Mamaqit nxjerr “zbuluar” Alesia Bamin. I publikon foton që ajo me siguri s’do donte

Pak ditë më parë velina e emisionit ‘Stop’ Alesia Bami ka festuar ditëlindjen e saj me një festë madhështore.

Por mesa duket modelja e cila kohët e fundit është bërë mjaft e njohur, nuk është dhe aq e kënaqur me fotot e realizuar për ditëlindje dhe ka ndërhyrë pak tek to.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur faqja në Instagram ‘Vipat e Bllokut’ të cilat kanë postuar një foto të njëjtë që Ermal Mamaqi dhe Alesia kanë postuar po me një ndryshim që bie shumë në sy.

Në foton e postuar nga Alesia në ndryshim nga ajo e postuar nga moderator Ermal Mamaqi, Alesia shfaqet me bel më të hollë dhe me të pasme që bien më shumë në sy, ku duket qartë se modelja ka ndërhyrë në të.