Nga Shqipëria / E Premte 7 Tetor 2022, 13:01

Einxhel zbulon mesazhin që i dërgoi Arbana Osmani për t’u futur në BB VIP

Einxhel Shkira ka treguar momentin kur i erdhi ftesa për në “Big Brother VIP”, eksperiencë që i ndryshoi jetën. Moderatorja ka publikuar në Instastory bisedën e parë me Arbana Osmanin, e cila e ftoi në spektakël.

"Hë moj ti që s'na erdhe", i ka shkruar Arbana. "Ku moj t'ju shihja mbrëmë", i përgjigjet Einxhel. "Jooo, brenda", i thotë Arbana. 

“Si filloi e gjitha një vit më parë me një mesazh dhe mbaroi me mua që jam shtatzënë”, ka shkruar Einxhel krah imazhit në Instastory.