Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Dhjetor 2017, 13:01

Beatrixi harron hapur instagramin, i vëllai i ‘zbulon’ gjithë sekretet publikisht

Një incident i vogël ka ndodhur në Instagramin e këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj e cila ditët  e fundit ndodhet në një udhëtim në Romë, por ajo pa dashje ka harruar hapur adresën e saj të Instagramit në ipad in e shtëpisë.

Këtë gjë e ka zbuluar i vëllai Alban Ramosaj, i cili nuk ka ngurruar dhe ka filluar të ngacmoi motrën e tij duke postuar video të ndryshme në adresën  e saj. Ai ka postuar disa video në adresën e Trixës teksa i thotë asaj se tashmë i di të gjitha sekretet që ajo fsheh.

“Kështu është kur lenë adresën hapur në ipad” është shprehur këngëtari duke qeshur.

Më vonë ai tregon edhe një video të këngëtares e cila i thotë që ta mbylli adresën urgjentisht.

Ky veprim i Albanit ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit, pasi është një gjë që çdo vëlla do e bënte nëse do gjente adresën e motrës hapur.