Nga Shqipëria / E Enjte 6 Tetor 2022, 14:02

Baba për herë të parë, Don Phenom tregon si ka ndryshuar jeta e tij

Më 1 Janar të vitit 2021 Don Phenom u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Anxhi solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Troi.

Si ka ndryshuar jeta e reperit që pas atij momenti? Këtë e ka treguar vetë ai, teksa ishte i ftuar në "Pardon My French". Don Phenom ka treguar se tani i janë rritur përgjegjësitë, por sërish ndihet i njëjti.

"Të jesh baba është ndjenjë shumë e mirë. Ndryshimi është që tani kam një përgjegjësi tjetër që ndoshta përpara nuk e kam pasur. Nuk shoh ndonjë diferencë, prapë ndihem i njëjtë. Tani kam një version timin të vogël që më jep një ndjenjë të paparë", tha ai.