
Nuk është e lehtë të jesh normal. Mbi shtatë miliardë njerëz në botë përpiqen çdo ditë që të përshtaten me të tjerët. Nëpërmjet një videoje që është bërë virale në Youtube, krijuesit e saj ka kanë prezantuar 7 raste të cilat nëse ne jemi të aftë ti bëjmë atëherë nuk jemi dhe aq normal sa pjesa tjetër e njerëzve.
1. A mund ta rrokullisni gjuhën? Të gjithë personat që mundohen të rrokullisin gjuhën e tyre përfundimisht nuk janë normale. Çuditërisht, midis 65 dhe 85 për qind e njerëzve në mbarë botën mund të rrokullisin gjuhën e tyre. Çfarë njerëz të talentuar që jemi.
2. A keni flokë të kuq? Nëse keni flokë të kuq, ju përbëni vetëm 0.5 për qind të popullatës në të gjithë botën.
3. A keni akoma dhëmballët e pjekurisë? Nëse ende keni dhëmballët e pjekurisë, atëherë ju jeni pjesë e një pakice shumë të vogël njerëzish. Një total prej 65 përqind e njerëzve në mbarë botën i kanë hequr të gjithë dhëmbët e tyre të pjekurisë.
4. A punoni dhe shkruani me dorën tuaj të majtë? Sipas LiveScience, vetëm 15 përqind e popullsisë së botës është mëngjarash.
5. A jeni i martuar? Nëse nuk e keni ndërmarr akoma këtë hap atëherë , nuk jeni aq normale, sepse katër në pesë të rritur në mbarë botën janë të martuar.
6. A je një fëmijë që ka lindur në muajin shkurt? Shkurti është muaji më pak popullor për t'u lindur. Shumica prej nesh lindin në gusht dhe shtator.
7. A e pini qumështin? A ju pëlqen të pini një gotë qumësht të freskët pa e përzier me asnjë përbërës tjetër? Epo, me të vërtetë jeni shumë ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë, sepse 75 përqind e të rriturve në botë janë intolerant ndaj laktozës.