Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Tetor 2022, 22:10

Sherr në Përputhen/ Arjani Nedës: Ke kurajo të pacipë, ti që vjen nga Big Brother…

Debatet mes konkurrentëve në "Përputhen" tashmë kanë vazhduar mes dy opinionistëve, Arjan Konomit dhe Neda Ballukut. Të dy patën një debat të ashpër në puntatën e sotme duke kaluar në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Arjani: Ndale moj Neda se nuk të lejoj të thuash do merrem dhe me ty e do them dhe për ty

Neda: O Arian nuk më ke marr ti këtu dhe nuk do më heqësh ti. Nuk të marr fare leje ty ça do them

Arjani: Po ti je moshë e këtyre dhe po u flet sikur je gjyshja e tyre

Neda: Edhe si stërgjyshja flas zotëri i dashur

Arjani: Mbahu pak moj mbahu

Neda: Më kanë marrë në këtë emision pikërisht se jam kjo stërgjyshja që s’të pëlqen ty

Arjani: Mos e ke kuptuar pak gabim rolin që të kanë marrë në këtë emision

Neda: E mira është që të shpëtosh veten tënde, ndaje çik mendjen dhe pranoje që jam dhe unë në këtë studio. Nuk e ke vendos ti, s’e kam vendos unë.

Arjani: Unë e kam pranuar që kur kam ardhur, puna është që s’pranoj këto që thua ti për mua, si keqinterpretimet që bën, si manipulimet

Neda: Arjan për respekt të moshës dhe të përvojës, unë nuk dua ta vazhdoj më me ty.

Arjani: Respektin ta kishe që në fillim

Neda: E kam pasur se ta kam thënë

Arjani: Ke marrë si kashta në flakë dhe s’po pushon

Neda: Problemi që ke patur ti me mua është që ke marrë xhentilesën dhe respektin për dobësi.

Arjani: E ke shumë gabim. Madje po do ta dish javës që kaloi më ofendove rëndë, por un s’u zgjata

Neda: Po ti sa u hap puntata fjalia e parë që the: Ku e gjetët! Më gjetën aty ku humbe ti o zotëri!

Arjani: Unë bëra batutë dhe e thashë me të qeshur.

Neda: Të justifikon fakti që bëre batutë?

Arjani: Ndoshta s’je e ndërgjegjshme apo e vetëdijshme për ato që thua…

Neda: E ke tipike këtë. Gocat për ty ose kanë probleme me veten ose s’janë të ndërgjegjshme.

Arjani: Po ti me pafytyrësi më the mua javës që kaloi që këta janë rinia e televizionit, nuk janë rinia e Tik tokut. Kujt ja tregon ti rininë e Tiktokut moj? Unë njoh rininë e Tiktokut, njoh rininë e televizionit, njoh rininë e rrugës, njoh rininë e dështuar, rininë e suksesshme, rininë e talentuar, edhe atë rininë tënde që ke qenë në Big Brother dhe kam qenë opinionist, po më tregon ti mua…Po ti moj që vjen nga Big Brother më tregon mua rininë e televizionit? E kupton çfarë kurajo të pacipë ke ti?

Neda: Ik bëj ndonjë reklamë celularësh atë bëj se për atë vjen në emision.