Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Tetor 2022, 14:02

Njëri Gueril e tjetri Front, Gold Ag zbulon pse zgjodhi këto emra për djemtë e tij

Pak ditë më parë Gold Ag u bë baba për herë të dytë. E shoqja solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Front.

Reperi është komentuar shumë në rrjet për emrat që iu ka vendosur djemve të tij, duke kujtuar se i pari quhet Gueril. Por përse këto emra? Këtë e ka zbuluar vetë Gold Ag në emisionin "Abc e Mëngjesit".

“Gueril ka lind më 28 Nëntor 2020, ditën e flamurit. Arsyeja ka qenë se ushtria çlirimtare e Kosovës dhe ne si popull kemi pasur luftë guerile. Ka pasur edhe luftë frontale, por shumica ka qenë luftë guerile, sidomos UÇK në Kosovë, Adem Jashari ka qenë gueril dhe ka lind më 28 nëntor. Kështu që shumë gjëra janë lidhur që ja vendosa këtë emër. Për emrin Front, e kisha idenë kur e kuptova që fëmija i dytë do të ishte djalë prap. Front është tipik emër shqip dhe i duhet Guerilit. As ai nuk bën dot pa një Front dhe as Fronti nuk bën dot pa një Gueril", ka treguar reperi.