Pas bashkëpunimit që Arilena Ara dhe Flor Mumajesi patën me këngën ‘Nallane 3’, filluan të qarkulloin edhe thashethemet se mes saj dhe Florit kishte diçka më shumë se shoqëri. Madje u aludua se ajo do të zinte dhe vendin e Elvana Gjatës në labelin ‘Threedots’.

Përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve i ka dhënë vetë këngëtarja mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Show Magazine’, ku ka treguar edhe mënyrën sesi bashkëpunimi me Florin ka nisur.

"Unë dhe Flori kemi një energji shumë të mirë. Bashkëpunimi me Florin është themeluar duke pirë një gotë verë...", u shpreh ajo.

Ndërkohë pyetjes së gazetarit Ervin Kurti se nëse mes saj dhe Florit ka pasur një lidhje, Arilena ka dhënë një përgjigje që i ka shtuar edhe më shumë dyshimet tona.
"Po ose jo, as po, as jo", tha Arilena duke qeshur.



