Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Tetor 2022, 09:09

I vendosi të birit emrin Zais Denzel, Dj Sardi zbulon detajin që nuk e dinim

Në Janar të këtij viti Dj Sardi u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Zais Denzel.

Së fundmi, Dj Sardi ishte i ftuar në emisionin "Ditë pas dite" ku foli për jetën e tij personale. Mes të tjerash ai u ndal dhe te emri i veçantë i të birit, duke zbuluar nga e ka prejardhjen.

“Kishim disa emra në fakt por Zais na e sygjeroi shoqja e ngushtë e mamasë dhe Denzel e zgjodhi Alesio i cili donte të ishte edhe “nuni” i tij. Na pëlqenin të dy dhe nuk i ndanim dot, kështuqë zgjodhëm t'i mbante të dy. Ai mund të zgjedhi kë të dojë pastaj. Njërin mund ta mbajë si emër artistik. Zais po më pa mua nuk do të shkojë tek askush tjetër, kemi një lidhje shumë speciale”, u shpreh Sardi.