Luiza Gega u tërhoq nga gara e “Dance Albania” për shkak të angazhimeve të saj në sport.

Sportistja ishte së fundmi e ftuar te “Rudina”, ku mori një mesazh nga trajneri i saj Taulant Stërmasi. Ai i tha se ka bërë gjënë e duhur sepse në këtë periudhë nuk ka kohë të lirë.

"Liza, përshëndetje. Në lidhje me “Dance Albania”, sigurisht që bëre gjënë e duhur. Në fakt gazetarët morën në telefon dhe thanë ‘çfarë mendimi ke për atë që bëri Liza’, se unë s’të pashë. Gjënë e duhur bëre. Nuk diskutohej që do tërhiqeshe ndryshe pastaj dy qare ka, o ato o unë. Përtej shakasë, mua më pëlqen që bëre diçka ndryshe nga ajo që bën në të përditshmen tënde, por fatkeqësisht, je në një periudhë që nuk ke kaq kohë të lirë që të angazhohesh maksimalisht. Unë besoj shumë që në një moment tjetër kur sporti të mos jetë kaq elitar sa ç’kërkon sot, do të të japë mundësinë që të japësh maksimumin tënd në një performancë për të kërcyer dhe unë e di shumë mirë që je person që ke koordinim të mirë dhe sigurisht ke avantazhin e peshës së trupit dhe forcës. Urime në vazhdim, me sportin sigurisht", u shpreh Stërmasi.



