
Edhe pse kanë kaluar shumë vite që kur Bertina Mehmeti ishte pjesë e Big Brother 3, ajo edhe kësaj dite vazhdon të jetë pjesë e lajmeve rozë dhe publiku është gjithmonë kurioz mbi jetën e saj. Vitet e fundit është bërë e ditur se ajo është larguar drejt Dubait, ku dhe ka vazhduar jetën dhe punën e saj atje.
Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Show Magazine, ku është diskutuar edhe fenomeni se shumë vajza shqiptare kanë ikur drejt Dubait për të punuar si ‘eksorte’.
Bertina e ka pranuar se ky fenomen ekziston, por vetë asaj kurrë nuk i është dashur të bëjë një punë të tillë, pasi ajo vetë është inxhiniere në Dubai.
“A ka vajza që punojnë eskorta? A ka femra të tilla edhe në Shqipëri? Ka! Mua 50 për qind e njerëzve që më pyesin më kanë thënë çfarë pune bën? Por, unë u them që Bertina është një inxhiniere dhe nuk do të ndërrojë! Faleminderit shumë”, rrëfeu ish-banorja.