Dasma e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha me blogeren e njohur Armina Mevlani ishte kryefjala e mediave rozë javën e shkuar.
Por një nga pyetjet më të shumta ishte: A ishin fëmijët që Shkëlzen Berisha ka nga martesa e parë në dasmën e tij.

Emisioni Goodmorning Albanians në Euronews Albania ka siguruar një foto që tregon se djali i Berishës ka qenë i pranishëm në dasmën e të atit.
Këtë e konfirmoi edhe Armina pak ditë më parë. “Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, u përgjigj modelja kur u pyet në Instagram.

