Nga Shqipëria / E Premte 29 Dhjetor 2017, 17:05

Aurela Gaçe filmon vjehrrën dhe kunatin: ‘Ja kështu jemi ne familja’

Aurela Gace është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Ajo përveç se është një nga zërat më të bukur në skenat e vendit tonë përherë në daljet e  saj publike ka treguar se ka edhe shumë humor.

Ajo gjithmonë ka qenë e hapur dhe ka treguar shumë për familjen e saj dhe shumë lajme madje kanë qarkulluar se marrëdhënia e saj me vjehrrën nuk është dhe aq e mirë , por një gjë të tillë këngëtarja gjithmonë e ka përgënjeshtruar.

Madje edhe në videon e postuar para disa orësh ajo tregon se me vjehrrën ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe jo vetëm me të por me të gjithë familjen e burrit të saj Skerdi.

Ajo ka postuar një video ku shfaqet në një lokal, ku është duke kënduar kunati i saj dhe e dashura e tij Greta Mahmutaj dhe në sfond duket mamaja e Skerdit që po i mbështet.

“ Ja keshtu jemi ne familja . Mami i Skerdit tim ( vjehrra)mbeshtet djalin tjeter @johnvanride ne perkusion edhe te dashuren e tij@gertamahmutaj_ . Une nusja xhiroj” ka shkruar Aurela përkrah videos.