Nga Shqipëria / E Martë 4 Tetor 2022, 00:12

2 vajza të reja bëhen pjesë e Përputhen dhe marrin të gjithë vëmendjen

Në puntatën e të hënës në "Përputhen" ka pasur hyrje të reja. Dy vajza janë bërë pjesë e programit, Aleandra dhe Iris. Ato ranë në sy me hyrjen e tyre të veshura si police teksa u shprehën se do vendosin rendin në emision.

Dy vajzat janë shoqe të ngushta dhe u shprehën se janë të sigurta që "Përputhen" nuk do e prishë shoqërinë e tyre pasi kanë shije të ndryshme për djemtë.

E para që realizoi takim ishte Iris, e cila u ftua nga Petro, për të cilin shprehu dhe pëlqim.