Nga Shqipëria / E Premte 29 Dhjetor 2017, 17:05

Emisioni i fundit vërteton se Sokol Balla largohet përfundimisht nga Top Channel.

Lajmi se tashmë Sokol Balla nuk është më drejtues i emisionit ‘Top Story’ bëri xhiro në të gjitha portalet para disa ditësh. Si fillim për shkak të disa mosmarrëveshjeve ai u hoq nga posti i drejtorit të informacionit dhe vendin e tij e zuri gazetari Endri Xhafo. Dhe aty ku të gjithë menduan se marrëdhënia midis ti dhe drejtuesve të Top Channel ishte përmirësuar erdhi lajmi se tashmë Sokol Balla nuk do të jetë më drejtues i emisionit ‘Top Sory’.

Arsyeja për këtë u përfol se ishte emisioni që ai kishte realizuar me Saimir Tahirin, pasi sipas burimeve nuk ishte pëlqyer mënyra sesi ishte ndërtuar, gjë që ka shkaktuar debate me drejtuesit e televizionit.

Por ditën e djeshme Sokol Balla doli në transmetim për të dhënë emisionin e fundit për këtë vit dhe të ftuar kishte Kryeministrin e vendit Edi Rama, ku dhe nuk munguan batutat ironike mes tij dhe kryeministrit për largimin e tij, batuta të cilat e vërtetojnë një herë e mirë largimin e gazetarit nga ky televizion.

“Shpresoj që Top Story të jetë gjithmonë on top” ka thënë Rama në mbyllje të intervistës. Me ‘on top’ nënkuptohet ose të jete gjithmonë në Top Channel, ose të jetë gjithmonë në krye. Por nuk ka munguar as përgjigja e Ballës i cili është shprehur se : “E rëndësishme është që të jetë i vërtetë (duke ju referuar Top Story-t sigurisht)”.