Nga Shqipëria / E Hënë 3 Tetor 2022, 13:01

Tiranë/ Kamioni merr zvarrë qytetarin me biçikletë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Një kamion ka përplasur në mes të rrugës një qytetar që ishte me biçikletë duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët kanë treguar se kamioni e mori disa metra zvarrë në asfalt. 

Burimi: Abc News