Armina Mevlani është një nga personazhet e showbizit shqiptar e cila përherë është shprehur kundër operacioneve plastike që vajzat në ditët e sotme kryejnë në trupin e tyre, duke deklaruar se ajo kurrë nuk do ta kryej diçka të tillë në trupi e saj.

Së fundmi ajo ka pohuar edhe një herë se një vajzë nuk mund të quhet e bukur nëse ka kryer ndërhyrje. Ajo ditën e sotme ka shpërndarë në ‘insta story’ një foto ku shfaqet një artikull që fletë për ndërhyrjet që Bella Hadid, një nga modelet më të paguara dhe kërkuara në botë ka bërë në fytyrën e saj.

“Ku mbeti bukuria kur modelet janë krejt plastikë apo të bëra me kirurgji? Se kanë të vetën fytyrën” ka shkruar ajo përmbi foto duke dal kështu kundra të gjithë atyre që shprehen se Bella Hadid mund të konsiderohet një nga femrat më të bukura në botë.





