Nga Shqipëria / E Diel 2 Tetor 2022, 19:07

Luhatje të temperaturave, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Java e ardhshme vendi do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qendrueshme., të cilat do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta. Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina.

Ditën e hënë në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu. Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.

Burimi: Abc News