Nga Shqipëria / E Diel 2 Tetor 2022, 19:07

Shi apo diell, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme?

Java e ardhshme në vend do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qendrueshme. Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta. Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina.

Ditën e hënë në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu. Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.