Para disa ditësh kur këngëtari Kastro Zizo ishte i ftuar në një intervistë ka treguar se edhe pse dy martesat e tij të mëparshme nuk ishin shumë të suksesshme, ai së shpejti do martohesh për herë të tretë.

Edhe pse më pas nuk zbuloi më asnjë detaj tjetër mesa duket lajmet qenkan të vërteta, pasi Kastro së shpejti do të fejohet.

Sipas ‘Revistës Who’ familja e këngëtarit ka shpërndarë ftesat e fejesës për djalin e tyre.
Madje është bërë e ditur se ai do të fejohet në datën 30 dhjetor me një vajzë të quajtur Elma Sulejmani.

Ndërkohë këngëtari nuk ka bërë asnjë prononcim ose postim lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme të jetës së tij.


