Nga Shqipëria / E Diel 2 Tetor 2022, 16:04

Ori e zëvendësoi në 'Përputhen', flet Bora Zemani: Njerëzit u mësuan me mua...

Sezoni i ri i "Përputhen" i është besuar Ori Nebijajt dhe tashmë programi i dashurisë ka ardhur në një strukturë krejt të re. Si çdo ndryshim, edhe largimi i Borës dhe ardhja e Orit është shoqëruar me komente të ndryshme.

E ftuar në "Më lër të flas", Bora u shpreh duhet thjesht kohë që njerëzit të “mësohen” me Orin. Ajo tregoi se do e mbështesë gjithmonë duke shtuar se ka një raport të ngushtë me Orin.

“Njerëzit u mësuan me mua për dy vite, 6 ditë të javës. Dhe publiku ka nevojë për kohë që të mësohet. Ne si tipologji figurash jemi totalisht shumë të ndryshme. Dhe unë mendoj se në atë që përfaqëson Ori është jashtëzakonisht e mirë. Mbështetjen time e ka patur dhe do e ketë gjithmonë se e kam dhe shumë xhan", tha Bora.