Nga Shqipëria / E Diel 2 Tetor 2022, 15:03

Armina i përgjigjet pyetjes që i mundon të gjithë: A ishin fëmijët e Shkëlzenit në dasmë?

Kur kanë kaluar gati 1 javë nga dasma e Armina Mevlanit, dhe blogerja ka ndarë për ndjekësit e saj detajet më të veçanta të dasmës, e cila u konsiderua dhe si dasma e vitit.

 

Gjatë bisedës virtuale me ndjekësit e saj, Armina iu është është përgjigjur pyetjeve duke shuar kështu kuriozitetet e tyre.


Një ndër pyetjet që iu bënë blogeres ishte nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ndodheshin në dasmë.

“Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”- u përgjigj modelja.

 

Kujtojmë se partneri i blogeres nga martesa e tij e parë është babai i  dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit.