Nga Shqipëria / E Premte 29 Dhjetor 2017, 16:04

Xhesika Ndoj në pritje të fëmijës së dytë? Këngëtarja fotografohet me barkun e fryrë

Pak ditë më parë fotot ku Xhesika Ndoj publikoi duke treguar se ishte fejuar bërën xhiron në të gjitha portalet, madje ajo më vonë postoi dhe një foto ku shfaqesh një fëmijë dhe përmbi të kishte shkruar  “Një bebe duke ardhur” duke ngritur dyshimet se këngëtarja është në pritje të një fëmije.

Edhe pse ajo në disa intervista kishte shprehur dëshirën që të bëhet nënë për herë të dytë, prapë se prapi lajmet se mund të ishte shtatzëne i mohoi menjëherë.

Por një foto e shkëputur nga pjesëmarrja e saj në një event, ka bërë që shumë veta të fillojnë të aludojnë se këngëtarja është në pritje të fëmijës së dytë.

Ajo është shfaqur e veshur me një fustan të ngushtë në të cilin dallohet barku i saj i fryrë. Duke pasur parasysh se Xhesika ka një trup elegant barku i saj  ka ngritur shumë dyshime, të cilat presim të vërtetohen dhe nga vetë këngëtarja.