Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Tetor 2022, 22:10

Prezantuese e 'Dancing With the Stars', Bora Zemani flet për eksperiencën e re

Me datë 1 Tetor në ekranin e “Top Channel” do të rikthehet “Dancing With the Stars”. Moderatore do të jetë Bora Zemani, e cila mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në “Më lër të flas” dhe foli për këtë eksperiencë.

Ajo tha se që e vogël ka ëndërruar të prezantojë "Dancing With the Stars", sepse më parë ka studiuar dhe për balet.

“Ka qenë një ndër programet që e kam pasur gjithmonë qejf dhe e kam menduar që e vogël po sikur ta prezantoja. Plus kam studiuar dhe për balet më para dhe e gjej veten shumë aty”, u shpreh Bora.