Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Tetor 2022, 22:10

Kryetar jurie në 'Dancing With the Stars', Kledi Kadiu tregon si i erdhi ftesa

Mbrëmjen e sotme nisi sezoni i dytë i emisionit “Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshajn. I ftuari i parë ishte Kledi Kadiu.

Ai do të jetë kryetar jurie në "Dancing With the Stars" dhe gjatë intervistës tregoi si e mori ftesën. Balerini shumë i njohur u shpreh se fillimisht kishte marrë një telefonatë nga Bora Zemani, e cila do të jetë moderatorja e spektaklit.

"Më erdhi një telefonatë nga Bora. Ajo ma tha. Kishte biseduar me Lorin dhe Sarën. Më tha që do ishte kënaqësi që unë të isha pjesë e spektaklit", tregoi Kledi.