“Dancing With the Stars” do të fillojë me datë 7 Tetor. Nga dita në ditë janë zbuluar detaje të reja nga spektakli, ndërsa së fundmi janë publikuar dhe emrat e anëtarëve të jurisë.
Përpos Kledi Kadiut, i cili do të jetë kryetari dhe kjo dihej, anëtarët e tjerë do të jenë Armand Peza, Dalina Buzi dhe Valbona Selimllari.
"Katër personazhe të dashur, me në krye Kledin, një ndër emrat më përfaqësues të baletit shqiptar. Dalina Buzi, Valbona Selimllari, Armand Peza dhe Kledi Kadiu, janë gati për të gjykuar yjet e DWTS. A do të japin shumë 10-ta? Mezi po presim!", shkruhet në postimin e bërë në faqen zyrtare.
Ndërkohë moderatore është Bora Zemani dhe bashkëprezantuesi i saj, Eno Popi.
View this post on Instagram
