Nga Shqipëria / E Premte 29 Dhjetor 2017, 14:02

E rrallë: Rudina dhe bashkëshorti shfaqen në publik bashkë shumë elegant

Rudina Magjistari është një personazh shumë familjar për të gjithë shqiptarët. Ajo është e pranishme çdo ditë në ekranet tona ku emisioni i saj është ndër më të shikuarit.

Edhe pse moderatorja tashmë është mama e një vajze, kurrë nuk ka dashur që jetën e saj personale, si bashkëshortin si vajzën ta nxjerri në publik.

Por në media sot qarkulloi një foto ku duket Rudina me bashkëshortin e saj boksierin Xhavid Bajrami. Ata kanë pozuar përkrahë Soni  Malaj dhe partnerit të saj Klevi.  Të veshur në mënyrë elegante ata kanë qenë pjesë e një evenimenti ku janë shfaqur shumë të lumtur përkrahë njëri-tjetrit.