Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Tetor 2022, 12:12

Jero - Laurës: Unë kam eksperienca më shumë se të gjithë djemtë

Laura dhe Jero kanë pasur një takim në "Përputhen", që është cilësuar edhe si takimi më i çuditshëm. Edhe pse Laura i tha Jeros se nuk ka asnjë pëlqim ndaj tij, ai këmbëngulte duke u shprehur se ajo përputhet vetëm me të.

Madje në një moment Jero iu drejtua duke i thënë se ka eksperiencë më shumë se të gjithë djemtë në studio duke ngjallur debat.

"Nëse nuk përputhesh me mua, nuk përputhesh as me ata. Unë kam eksperienca në Europë, kam njohur shumë femra. Ti je rritur në Itali, në Europë dhe unë e kuptoj një mentalitet europian sesi funksionon dhe sesi ti i do djemtë. E vëmë me bast që unë kam më shumë eksperiencë se ata të katërt bashkë. Ti nuk përputhesh me ata se janë çunakër", tha Jero.