Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Tetor 2022, 12:12

U ndje e ofenduar nga Mateo, Kamila përlotet: Ti po luan me dy porta

Mateo dhe Kamila kanë pasur një takim sqarues në studion e "Përputhen", që nuk shkoi siç duhet. Kamila u ofendua pasi Mateo postoi foto me Edën në ditën kur ata kishin takimin duke e quajtur mungesë respekti. Mateo nga ana tjetër e akuzoi Kamilën se ajo flirton me Remilin e djemtë e tjerë. Kamila u çua nga karrigia dhe la takimin përgjys kur Mateo iu drejtua me fjalët: "Moj vajzë unë këtu nuk jam për ty. Kush je ti?" 

Më pas Ori e bindi të kthehej për të vazhduar takimin dhe Kamila sqaroi Mateon mbi mendimin e saj. 

"Po ta shpjegoj dhe njëherë, para takimit ti hodhe një foto me Edën dhe takimi ynë nuk ishte dhënë ende, akoma kishim atë gjënë e bukur që kishim përjetuar. Ti ndërkohë hedh foto, duket sikur po luan me dy porta, normal prekem. Ti sillesh shumë keq me mua, më thua je xheloze, je kështu, je ashtu. Unë nuk e kisha në atë lloj mënyre", i tha Kamila Mateos me lot në sy.