Nga Shqipëria / E Premte 29 Dhjetor 2017, 14:02

E pyesin a është i pasur, Ilir Meta tregon të vërtetën

Mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Opinion’ presidenti i vendit Ilir Meta, i cili ndër të tjera është pyetur edhe për pasurinë e tij.

Ai është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se sa i pasur është, dhe presidenti Meta ka befasuar me përgjigjen e tij.

Ai ka treguar se bënë një jetë normale si gjithë të tjerët dhe se kurrë nuk ka luajtur bixhoz, që të i jetë dashur të prishi shuma të mëdha.

“Unë bëj një jetë tepër normale, të gjithë duhet ta dinë se kurrë nuk kam luajtur në kazino dhe kurrë nuk ka kam vënë baste,” deklaron Meta.

Ndër të tjera ai është pyetur edhe për festën shumë të diskutuar nga ana e mediave që Meta bëri për ditëlindjen e tij.

“Gabimi im është që kam bërë një ditëlindje, duke qenë se nuk kam bërë as dasmë, e cila u keqpërdor dhe u përfol në mënyrën më qesharake. Kam qenë gjithmonë midis njerëzve që kam jetuar dhe me ta do të vijoj të rri” ka përfunduar presidenti Meta.