Nga Shqipëria / E Premte 30 Shtator 2022, 20:08

I veshur si dhëndër, Arbër Hajdari nxjerr foton e parë para dasmës

Arbër Hajdari është që prej 4 vitesh në një lidhje dashurie me Vlera Devollin, me të cilën është i fejuar. Dyshja janë gati të hedhin hapin e rëndësishëm dhe ditën e nesërme, me datë 1 Tetor, ato do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Çifti do të bëjnë një dasmë të madhe në një ambient larg kryeqytetit dhe afër Elbasanit, zbuloi "Kryefjala.com".

Së fundmi, Arbri ka publikuar në Instastory një foto ku shihet i veshur me kostum si dhëndër, pa e treguar fytyrën. Me siguri fotoja është nga klipi i dasmës.