Një ngjarje shokuese ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Volos, Greqi. Një 42-vjeçare shqiptare në gjendje të tërbuar është futur brenda një shkolle dhe ka kërcënuar me jetë fëmijët.
“Do t’ju ha, do t’ju rrah, do t’ju ther”, raportohet të këtë bërtitur ajo. Megjithatë gruaja nuk ka pasur me vete sende të rrezikshme. Shkolla ka lajmëruar menjëherë policinë dhe 42-vjeçarja është arrestuar. Raportohet se ajo është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve.
Fëmijët e saj nuk frekuentojnë shkollën në fjalë, por dyshohet se ato janë bullizuar nga nxënësit aty.
Burimi: magnesianews.gr
