Sot është një ditë shumë e veçantë në familjen e Amit dhe Ermalit. Djali i tyre Joeli feston ditëlindjen dhe mbush 9 vjeç.

Ami ka publikuar në rrjete sociale disa foto krah të birit duke i dedikuar fjalët më të ndjera. Ajo shprehet se mezi pret ta shikojë Joelin duke u rritur në rrugëtimin e tij të jetës.

"Gëzimi im Joel që më dhe për herë të parë emrin MAMI ,sot je 9 vjec! Mezi pres të të shoh teksa rritesh në rrugëtimin tënd të bukur në jetë! Të dua sa nuk tregohet...", ka shkruar Ami.
View this post on Instagram


