Nga Shqipëria / E Premte 29 Dhjetor 2017, 14:02

Harrojeni Bernardi, Xheni prezanton të dashurin e ri super romantik

Xheni dhe Bernardi mund të quhet çifti më i përfolur i këtij edicioni të BB. Ata menjëherë pasi i dhanë fund lidhjes së tyre kanë qenë shpesh herë pjesë e lajmeve rozë.

Më shumë ka qenë Xheni e cila është përfolur dhe për lidhje të reja, si fillim portalet shkruan për lidhjen me konkurrentin tjetër Olsin dhe më pas u aludua se u lidh me gazetarin Klinton Zeqiri. Por që të dyja këto thashetheme u përgënjeshtruan shumë shpejt nga ish konkurrentja.

Së fundmi Xheni ka vendosur që ti japi njëherë e përgjithmonë fund historisë me Bernardin dhe të nisi një romancë të re. Këtë gjë ajo e ka zbuluar vetë nëpërmjet një postimi që ka bërë në adresën e saj ku ka treguar një buqetë trëndafila dhe e ka shoqëruar foton më një zemër.

Ndërsa personin pranë saj ajo nuk ka dashur ta zbulojë, por të shumtë ishin ata fansa që filluan të aludonin se përkrahë saj është i dashuri i ri.